LAJME

“Ki kujdes”- “Qetësohu, qao” Debat mes Sala Jasharit dhe Albulena Haxhiut brenda Kuvendit

Një përplasje ka ndodhur sot brenda Kuvendit të Kosovës në mes u.d presidentes Albulena Haxhiu dhe deputetes së PDK-së, Sala Jashari.

Në videon e publikuar nga indeksonline, deputetja Jashari është parë të flasë zëshëm derisa i kërkonte Haxhiut t’u tregojë studentëve se kur të përfundojnë fakultetin çfarë të ardhme kanë në Kosovë.

“Nuk ka qetësi e nderume, nuk është kjo me kthy. S’ka rëndësi mbështesja po ku punon oj Albulena. Qysh sillet një ushtruese e detyrës me një deputete të re, tregoju”, dëgjohet deputetja Jashari.

Pas kësaj, Haxhiu shihet teksa u kërkon të rinjve që të lëshojnë sallën dalë ngadalë.

“S’ ki nevojë me u bë nervoz”, deklaroi Haxhiu.

“Qao, hajde”, i tha ajo Jasharit.

//BODY PART STICKY - Implement into the footer