Saturday, July 24, 2021

Kjo është mosha e cila ka filluar të bashkohet me grupe terroriste

Personat e rinj janë duke u tërhequr më shumë nga bashkimi në grupe terroriste si pasojë e ndjenjës së izolimit dhe vetmisë.

Personat e rinj në moshë që janë ndjerë të izoluar dhe të vetmuar gjatë pandemisë janë duke u tërhequr më shumë drejt terrorizmit, raporton “DailyMail”.

Këtë fakt e ka shpjeguar policia, duke paralajmëruar si pasoj se numri i personave që i bashkohen grupeve terroriste këtë vit është rritur rreth 43{325c0558aa0dac5542d270f1cd1849548c3fb8b6e9dbaf5e864ef21ba4ba6679}, transmeton lajmi.net.

Njësia e Referimit të Internetit kundër-terrorizmit (CTIRU), ka thënë se rreth 3 mijë persona u janë bashkuar grupeve terroriste këtë vit.

Gjithashtu edhe numri i personave nën moshën 18 vjeçare që anë duke u përfshirë në krime terroriste është rritur këtë vit në krahasim me vitin paraprak.

Detektivët nga CTIRU mendojnë se këto rritje janë ndikuar nga pandemia dhe karantina. Kjo i ka bërë personat e rinj të ndihen të shtypur dhe të vetmuar, duke u bërë më të ndikuar nga shpëlarja e trurit që bëjnë këto grupe.

Gjatë qëndrimit në shtëpi, të rinjtë po kalojnë më shumë kohë në rrjete sociale, dhe sigurisht, edhe pse ka shumë sisteme që përpiqen të parandalojnë përhapjen e terrorizmit në internet, është e pamundur për të kontrolluar të gjithë.

Një lëvizje ndërkombëtare po përpiqet që të arrij të bisedoj dhe të mbroj të rinjtë që mund të ndikohen nga këto grupe që mund të prekin çdo të ri.