Tuesday, August 3, 2021

Kjo fotografi e dëshmon se si bëhet prostitucioni në masazhet e Prishtinës

Një fotografi e publikuar në një story në Facebook, shihet se si bëhet prostitucioni në Prishtinë.

Në të shihet një femër e cila bën seks oral me një mashkull në njërën prej qendrave të masazhit në Prishtinë.

Punëtoret në qendrat e masazheve në Kosovë, përveç punës së tyre për të bërë masazh, po përfundojnë duke kryer punë shtesë.Image

Këtë e ka rrëfyer Besa, (nuk është emri i saj i vërtetë për shkak të ruajtjes së privatësisë) se si e kishte filluar punën në njërën nga qendrat e masazhit në Prishtinë.

Aty kishte punuar më pak se 3 muaj, por ajo që kishte parë aty dhe kishte përjetuar ishte e mjaftueshme që ajo mos të dojë kurrë të kthehej në atë jetë.

“Nuk ka qenë punë që vet e kom dëshiru me e bo, por prej fjalëve të shoqeve që kan punu me kanë thënë se 500 euro është pagesa mujore që bëhet, plus me përqindje ditore se sa punon”, rrëfen ajo.

Ajo thotë se i kishin shpjeguar se si “…nuk ke me punu shumë, me u marrë vetëm me klienta”. Besa as shkollën nuk e kishite të kryer, njësoj si edhe kolegët e saj.

“Kanë punuar veq pse kanë pasur nevojë për pare… njëra ka qenë 17 vjeçe edhe njëra që ka punu dy vjet aty ka qenë 18 vjece. Tjetra i ka pas 16 vjet, edhe e kamë pas edhe një shoqe timen aty, ajo ka qenë 14 vjece”.

Ajo tregon se pronari ju kishte vënë kushte të punës, që ato të fromonin një përqindje ditore të parave, të cilat do i merrnin vetë vajzat.

“Aty ka pas disa rregulla që është dashtë me i përfillë edhe vet na masazherkat, por cka se kemi pas të lejuar, ka qenë me pas marrëdhënie me klientat, por vetëm gjëra intime për me mujtë me e nxjerrë edhe një pagesë ditore… varet sa ju ka kërkuar masazherja për me e kry atë punë… 25 euro”, tregon Besa.

Një orë për të bërë masazh kishte kushtuar 30 euro. Ndërsa numri i klientëve që e frekuentonin një qendër të tillë ishte i madh.

“Brenda 2 ore kanë qenë 10-15 klienta, dhe me bo gjera intime ato me klienta të vetë. Secila e ka pasur klientin e vet”.

Sipas Besës, një marrëveshje e tillë është bërë në mes masazhereve dhe klientave, ndërsa ato e kishin obligative që veshja e tyre të ishte sa më provokuese.

“Aty thojshin si bakshisht i tyre, ajo ka qenë përqindja ditore që kanë marrë”. Besa thotë se marrëdhëniet e tilla, ato vajza i kryenin me vetëdëshirë.

“Çdo femër e re sot lakmon pas parasë, nganë mas parës, dhe kur e kanë kuptu se asaj një klientë po ja ofronë një shumë të tillë… asaj kumedit se cka i doket. 30 euro, 40-50 deri në 120 euro i kanë marrë brenda ditës prej klientave”.

Sipas saj, shumica prej atyre vajzave, pas orarit të punës kanë vazhduar me klientë të tyre edhe hotele.

Ajo thotë se shefi i tyre i kishte paralajmëruar që të kenë kujdes me klienta, se në mesine tyre mund të ketë edhe polic.

“Nëse dikush i ka thënë se është hera e tretë ose e katërt që po vjen atëherë u kanë klient I rregullt nuk ka qenë diçka i dyshuar, por nëse dikush ka qenë veq hera e parë që ka qenë në atë masazh për me bo masazhë, atëher është dyshuar se është ndonjë polic civil”.

Por, atë çka klientët nuk e dinin që i priste në këto qendra masazhi, ishte inçizimi nga kamerate fshehura që ishin aty.

Viktimë e këtyre qendrave, mund të jenë edhe vetë klientet, të cilët, sipas rrëfimit të viktimës, monitorohen nga kamerat. Ata mund të jenë viktimë e shantazheve dhe kërcënimeve të ndryshme, si pasojë e atyre incizimeve që posedojnë disa pronarë.

Në disa nga masazhat klientët incizohen nga kamerat qoftë duke hyrë në to, e në disa prej tyre edhe duke kryer atë për të cilën kanë shkuar aty. Ajo nuk e din nëse ato pamje janë fshirë ose jo.

“Ka pas edhe kamera nepër dhoma, (a e kanë ditë klientat?), Jo sepse kanë qenë kamera të mshefta, nuk kanë qenë të deftume . Na masazheret e kemi ditë që ka pas, mirëpo nuk kanë qenë kamera që dëftohen që shihen por kanë qenë kamera krejt të vogla që nuk janë pa, ata(klientat) nuk e kanë ditë, mirëpo përmes atyre kamerave të vogla të recepcioni janë pa dëshmitë se cka po bojnë klintat edhe vazjat mrena. Edhe tek dhomat edhe tek recepcioni ka pas kamera”.

Ky ishte vetëm rrëfimi i njërës nga vajzat e cila ka punuar në njërën nga këto qendra.

Joshja për para, mos stabiliteti familjarë dhe financiarë, një vend i cili shumë pak mirret me çeshtjet e edukimit social, të gjitha këto janë pasojë e një gjendje të tillë.

Secila nga vajzat e mitura është viktimë e mashtrimit.

Sipas Policisë së Kosovës, rritja e këtyre qendrave të masazhave, ka ndodhur në vitet e fundit. Sipas Riza Muratit, shef në sektorin e Luftimit të Trafikimit me Njërëz në kuadër të Policisë së Kosovës, janë identifikuar rreth 80 sallone të masazhës në tërë Kosovën.

Sipas tij nga shtatëdhjet lokale masazhi që janë kontrolluar, në dyzet prej tyre janë gjetur parregullësi.

Për ta hapur një biznes të tillë, pronarët e këtyre masazhave nuk e kanë aspak problem. Ata marrin licencën në Agjencionin për Regjistrimin e Bizneseve në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, pa pasur as një kriter të vendosur.

Këto masazhe për veprimtarinë që ushtrojnë, nuk i monitoron askush në aspektin profesional. Ata janë lënë të lirë nga shteti që të veprojnë pa asnjë pengesë.

Ndërsa një biznes të tillë nuk e mbikëqyrë as Inspektorati Shëndetësorë. Punëtorët në këto biznese, janë lënë të lira të punojnë pa as një përgatitje profesionale.

Gjithashtu, mos vërja e as një kriteri të punës ose shkollim adekuat, ua ka mundësuar edhe pronarëve të këtyre masazheve që të keqpërdorin këtë biznes.

Në njoftimet e tyre në rrjetet sociale, disa prej tyre bëjnë thirrje për klientë, duke prezantuar në forma provokuese edhe vajzat të cilat do kryejnë shërbimin e masazheve.