25.8 C
New York

Klopp nuk lë kohë për aludime, i kthen përgjigje Gjermanisë

Published:

- Advertisement -

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, nuk është i gatshëm ta marrë përsipër Kombëtaren e Gjermanisë.

Sot gjatë ditës Federata e Futbollit e Gjermanisë, njoftoi publikun për largimin e Joachim Lowit menjëherë pas përfundimit të Kampionatit Europian.

- Advertisement -

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është një nga kandidatët potencialë për ta zëvendësuar fituesin e Kupës së Botës me Gjermaninë, Low.

Megjithatë sot gjatë një interviste, Kloppi ka mohuar çdo gjë që e lidh atë me Gjermaninë. “A jam i lirë gjatë verës për të qenë trajner i Gjermanisë? JO!” , ka thënë Jurgen Kloppi.

Kujtojmë se përveç Kloppit, kandidat potencial për ta marrë rolin e trajnerit është edhe ai i Bayernit, Hansi Flick./

Artikuj të ngjashëm

Artikujt e fundit