Lajme

Kodra misterioze në Suharekë: E mahnitshme çka fshihet poshtë saj

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:07 / 8 March 2021

Në fshatin Gjinoc të Suharekës gjendet një tumë e vjetër ilir apo ndryshe njihet me emrin kodërvarr ilir. Ky është një rast i rrallë në Kosovë dhe ka përmasa gjigante me diametër 84 metra.

Se ilirët kanë jetuar në Kosovë ka shumë fakte dhe të gjetura arkeologjike. Njëjtë sikur gjetja arkeologjike e tumës ilire që është bërë në Gjinoc të Suharekës.

Aty është një rast i rrallë në Kosovë, ku tuma ilire ka përmasa gjigante me diametër 84 metra në drejtimin lindje-perëndim dhe 73 metra në orientimin veri-jug.

Tuma ka një lartësi prej gati dhjetë metrash dhe akoma nuk është hulumtuar. Megjithatë, për nga dimensionet, forma e punuar, lartësia dhe vendndodhja e saj, më siguri duhet të datohet nga periudha e zhvilluar e hekurit të lashtësisë dardane dhe me gjasë i përket ndonjë familjeje me ndikim dhe status të lartë shoqëror.

Ky monument mortor gjendet më pak se dyqind metra në krahun e majtë të rrugës Suharekë-Prizren.

Sa i përket kuptimit të tyre, tumat janë kodër varre, prej dheu dhe gurësh të ngritura mbi një varr ose varre. Tumat janë të njohura edhe si varre, kodër varre ose kurgans dhe mund të gjenden në pjesën më të madhe të botës.ImageImageImage