Thursday, January 20, 2022

Koeman: Do të luftojmë deri në çastin e fundit

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka këmbëngulur se skuadra e tij do të luftojë për titull në La Liga deri në ndeshjen e fundit, pas fitores kundër Athletic Club të mërkurën.

Kapiteni Lionel Messi e frymëzoi Barçën drejt triumfit 3:2 kundër Athletic Club në San Mames, duke i shënuar dy gola, pasi Pedri e kishte kaluar në epërsi gjigantin katalonas, transmeton Gazeta Express.

Këto tri pikë nënkuptojnë se Barcelona tani ngrihet në pozitën e tretë, pas Atletico Madridit dhe Real Madridit.

Por katalonasit ende ngelin mbrapa me pikë, pasi ngel shtatë pikë prapa liderit Atletico, i cili i ka plus dy ndeshje në dispozicion për t’i zhvilluar.

Duke folur pas ndeshjes, Koeman u shpreh i lumtur me fitoren.

“Jam i lumtur me rezultatin dhe sesi e arritëm atë. Ne e merituam fitoren. Loja ekipore ishte fenomenale. Ne do të luftojmë deri në ndeshjen e fundit”, tha Koeman.

“Kemi ngelur pak mbrapa, por jemi në rrugë të mirë. Pedri po tregon maturi, ndërsa loja e Messit dhe demonstrimi i vullnetit të tij janë të qarta, por sot ai e tregoi këtë me gola”, shtoi ai.