Friday, July 30, 2021

Kohë zgjedhjesh, Komuna e Drenasit hap konkurs për 8 punëtorë në QKMF (Dokument)

Drejtoria e Shëndetësisë në komunën e Drenasit ka hapur konkurs për pranimin e 8 punëtorëve në Qendrën kryesore të mjekësisë familjare, shkruan rajoni.net.

Në këtë konkurs janë të përfshira pozitat si: specialistë dhe mjekë të përgjithshëm.

Në bazë të njoftimit, kandidatët duhet të kenë të përmbushura kriteret që kërkohen për këto pozita në bazë të rregullores në fuqi.

Në njoftim thuhet se konkursi do jetë i hapur për 15 ditë nga shpallja ku aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën dhe dokumente tjera të nevojshme që kërkohen për pozitat e lartpërmendura./Rajoni.net/