20.7 C
New York

Kompania e filmave për të rritur i ofron Interit marrëveshje sponsori

Published:

- Advertisement -

Inter ka pranuar një ofertë prej 23 milionë euro nga kompania për filma të rritur ‘Stripchat’.

“Neurazzurët” do ndryshojnë sponsorin historik Pirelli dhe sipas The Sun, së fundmi kanë pranuar një ofertë nga kompania e filmave për të rritur ‘Stripchat’, transmeton lajmi.net.

- Advertisement -

Thuhet se propozimi është në vlerën e 23 milionë euro në vit, por thuhet se gjiganti italian kërkon marrëveshje rreth 30 milionë euro për vit për ta zëvendësuar Pirellin në edicionin 2021/22.

“Jemi në bisedime me Antonello, Marotta dhe drejtorët e tjerë të Interit. Ne nuk do jemi sponsor i Interit më, por lidhja jonë me klubin do vazhdojë”, kishte deklaruar drejtori i Pirellit, Marco Tronchetti Provera gjatë muajit shkurt.

Drejtorët e Interit janë duke shikuar për partnerë që të fitojnë ndihmë nga ana financiare sepse thuhet se iu duhen 200 milionë euro, që të dalin nga kriza financiare.

Artikuj të ngjashëm

Artikujt e fundit