Komuna e Fushë Kosovës i jep kontratë prej 850 mijë eurosh kompanisë së djalit të biznesmenit që organizoi tubim për Naim Bardiqin dhe VV-në
Komuna e Fushë Kosovës, e udhëhequr nga kryetari Valon Prebreza i Lëvizjes Vetëvendosje, ka nënshkruar një kontratë në vlerë prej 849,812 eurosh me kompaninë “Valdrini” SH.P.K., shkruan Rajoni.org.
Kontrata ka të bëjë me “Riaparimin e rrugëve të asfaltuara në Fushë Kosovë dhe fshatra – projekt dyvjeçar”.
Kontrata është nënshkruar më 14 shtator 2026, ndërsa në dokument figurojnë nënshkrimet e Valon Prebrezës, Ismet Prebrezës dhe Arberie Kurrumelit.

Kush është “Valdrini” SH.P.K.?
Sipas të dhënave në ARBK, pronar i “Valdrini” SH.P.K. është Qendrim Kurrumeli.
Qendrim Kurrumeli është djali i Ibrahim Kurrumelit, pronar i kompanisë “Ibrahim Kurrumeli B.I.”.
“Valdrini” SH.P.K., herë si kompani e vetme e herë në konsorcium me “Ibrahim Kurrumeli B.I.”, gjatë muajve të fundit ka fituar disa kontrata publike, kryesisht në komuna të udhëhequra nga Vetëvendosje.
Lidhja me Vetëvendosjen
Ibrahim Kurrumeli, babai i pronarit të “Valdrini” SH.P.K., është përfshirë edhe në aktivitetet elektorale të Vetëvendosjes.
Në zgjedhjet e fundit parlamentare, Kurrumeli ka organizuar një tubim në mbështetje të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatit të kësaj partie për deputet, Naim Bardiqi.
Foto e Ibrahim Kurrumeli me Kandidatën e Vetëvendosjes për deputete dhe foto tjetër nga orgnaizimi i familjes Kurrumeli për Naim Bardiqin dhe Vetëvendosjen:








