Komuna e Suharekës shpërblen me tender afër 400 mijë euro bizismenin e afërt me Bali Muharremajn
Komuna e Suharekës e udhëhequr nga pushteti i AAK’së, ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e salles sportive në Peqan në vlerë prej 378,773.95 eurosh me kompaninë AAB Construction, shkruan Rajoni.org.
Kontrata është me 20 tetor 2026 dhe e njëjta mbartë nënshkrim e udhëheqësit të prokurimit Fatos Kuqi dhe pronart të kompanisë Arlind Buzhala.

Sipas kontratës punimët pritet të përfundojnë brenda 12 muajsh prej ditës së nënshkrimit.
Kush është “AAB Construction” SH.P.K.?
Sipas të dhënave në ARBK, pronar i “AAB Construction” SH.P.K. është Arlind Buzhala. Kjo kompani është themeluar me 21.10.2024 dhe ka 1 punëtor të regjistuar.
Në dëshmit që ka siguruar rajoni.org, ka zbuluar së pronari i kompanisë “AAB Construction” SH.P.K është i afërt me kryetarin Bali Muharremajn dhe degën e AAK’së në Suharekë.
Përveç afërsisë, bizismeni Buzhala gjatë fushatave të me hershmë zgjedhore ishte mbështetës i Murremajt në kandidaturen e tij për kryetar Komunë.
Rajoni i ka dërguar pyetje përmes emailit Bali Muharremajt, së a ka ndikuar kjo afërsi mes tyre, që kompania AAB Construction të fitoj tenderin, mirëpo deri në publikimin e artkullit nuk ka kthyer përgjigjje.






