LAJME

KPK zgjedh Bahri Hysenin e “Prontos” Zëvendëskryeprokuror të Shtetit

Prokurori Bahri Hyseni është zgjedhur Zëvendëskryeprokuror i Shtetit me propozim të Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës zgjedhi prokurorin z. Bahri Hyseni në pozitën e Zëvendëskryeprokurorit të Shtetit, me propozim të Kryeprokurorit të Shtetit, z. Zejnullah Gashi, për një mandat katër (4)-vjeçar, me mundësi rizgjedhjeje edhe për një (1) mandat”, thuhet në njoftimin e KPK-së pas mbledhjes së sotme.

Bahri Hyseni ishte një nga protagonistët në aferën e përgjimeve të dosjes së njohur si “Pronto”, kur në vitin 2016 Gazeta Insajderi publikoi përgjimet e Adem Grabovcit dhe të tjerëve lidhur me dyshimet për kurdisjen e punësimeve në institucionet dhe ndërmarrjet publike.

Në këto përgjime, Hyseni u bë i njohur për një bisedë me Grabovcin, gjatë së cilës i thoshte për një pozitë në KOSTT se nuk kishte konkurruar.

//BODY PART STICKY - Implement into the footer