Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Uncategorized

    Krasniqi: SHBA, NATO, BE të reagojnë ndaj kërcënimeve të Vuçiqit

    Rajoni.orgBy Rajoni.org
    Facebook
    -Advertisenent -

    Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj kërcënimeve të presidentit serb Aleksandër Vuçiq për destabilizim të Ballkanit, pas arrestimeve të krerëve të UÇK-së.

    Krasniqi i ka bërë thirrje SHBA-së, NATO-s, BE-së dhe OKB-së që të reagojnë ndaj kërcënimeve të pasardhësit të kasapit Millosheviq.

    “Ky kërcenim duhet marrë seriozisht, sepse Aleksandri sot nuk është më thjesht shërbyes i birrave në një regjim fashist, por president i vendit që po e rikthen atë doktrinë luftënxitëse”, tha Krasniqi.

    -Advertisenent-

    Deklarata e plotë e Memli Krasniqit:

    Në vitet 1998-1999, regjimi serb i Millosheviqit ushtroi gjenocid mbi popullin e Kosovës. Sot, kur me dëshmitë e rreme e të fabrikuara nga strukturat e atij regjimi, drejtuesit e luftës sonë për çlirim e pavarësi ndodhen në Hagë, Vuçiq po na kërcënon me luftë. Kjo është dëshmia më e qartë se mentaliteti fashist i Millosheviqit është restauruar plotësisht në doktrinën e Aleksandër Vuçiqit.

    -Advertisenent-

    Përgjigjen për një mentalitet të tillë Serbia e ka marrë nga UÇK dhe NATO më 1999. Por, mosndëshkimi i krimit dhe kriminelëve në Serbi, të cilët nxitën luftë e masakra në katër shtete, siç duket i ka trimëruar ata – aq sa të kërkojnë luftë dhe masakra të reja. Bashkësia Ndërkombëtare, me theks tek OKB-ja, Bashkimi Evropian, NATO-ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet të reagojë urgjentisht ndaj kësaj gjuhe të kërcënimit.

    Ky kërcenim duhet marrë seriozisht, sepse Aleksandri sot nuk është më thjesht shërbyes i birrave në një regjim fashist, por president i vendit që po e rikthen atë doktrinë luftënxitëse. Në Evropën e bashkuar, për të cilën jemi angazhuar e kemi besuar, nuk mund të ketë vend për një shtet që aspiron luftë ndaj fqinjëve të vet.

    -Advertisenent -

    Të fundit

    Shpallje e pavlefshme

    Hapet donacioni për Komunën e Skënderajt pas vërshimeve

    Shpetim babaj

    Gjendje e rënduar nga përmbytjet në Skenderaj përmes disa foto

    Dhunohet 20-vjeçarja, i dyshuari i hodhi diçka në pije dhe e dërgoi në motel

    Vidhen lopa e viçi nga një stallë në Drenicë, pronari kërkon ndihmën e Policisë

    Të Rekomanduara

    Dyshohet se i mbajtën dy gra të mbyllura, arrestohen dy Drenicasit

    Çka po ndodh me Pendën e Drenicës? Cilat janë zhvillimet e fundit?

    Lajm i hidhur për këtë fshat të Skënderajt: u vdes bashkëvendasi

    30-vjeçari bjen nga kati i 10-të i ndërtesës ku po punonte, arrestohet pronari i kompanisë

    Vërshimet e kthyen në ankth dasmën e çiftit nga Skënderaj

    Cilët asamblistë nuk folën kurrë në kuvendin e Skënderajt e kush më së shumti?

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.