LAJME

KRU “Prishtina” apelon për pagesën e faturave: Borxhi ka arritur në 47 milionë euro

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë apel te konsumatorët që t’i paguajnë me kohë faturat e ujit, pasi borxhi i akumuluar ndaj kompanisë ka arritur në 47 milionë euro.

Përmes një njoftimi, kompania ka paralajmëruar se niveli i lartë i borxhit po ndikon në funksionimin dhe ofrimin e shërbimit të furnizimit me ujë.

“Borxhi prej 47 milionë eurosh është i papranueshëm dhe dëmton funksionimin e shërbimit të ujësjellësit”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Kompania ka theksuar se pagesa e rregullt e faturave është përgjegjësi e secilit konsumator, duke u bërë thirrje qytetarëve që të shmangin akumulimin e borxheve.

Sipas Ujësjellësit “Prishtina”, pagesa në kohë e faturave është e rëndësishme për sigurimin e një shërbimi të qëndrueshëm të furnizimit me ujë për qytetarët.

//BODY PART STICKY - Implement into the footer
✖