SHIJA E REDAKTORIT

Kryetari “Demebel” i Mitrovicës. Faton Peci, premtoi 74 projekte – GAP thotë se asnjëri nuk ka nisur

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, është aktiv me postime në Facebook, ku publikon njoftime për aktivitetet e komunës. Edhe sonte, ai publikoi një listë të rrugëve që janë ndriçuar në qytet.

Por, pak pasi Instituti GAP publikoi pasqyrën e vitit të parë të qeverisjes së kryetarëve të komunave, të dhënat për Mitrovicën nxorën në pah një tjetër realitet: asnjëri nga 74 projektet që Peci i kishte premtuar gjatë fushatës zgjedhore nuk ka nisur të realizohet, sipas GAP-it, shkruan Jepi Zë.

Premtimet përfshijnë fusha të ndryshme, nga arsimi e shëndetësia, deri te infrastruktura, bujqësia, kultura dhe shërbimet publike.

Më poshtë janë të gjitha projektet që, sipas pasqyrës së Institutit GAP, figurojnë me statusin “Nuk ka filluar”.

Administratë – 3 premtime

1. Themelimi i një ndërmarrjeje publike banesore.
2. Hartimi dhe miratimi i Planit Zhvillimor Komunal (PZHK).
3. Binjakëzimi i Komunës së Mitrovicës së Jugut me qytete të Bashkimit Evropian.

Arsim – 15 premtime

4. Ndërtimi i çerdhes në Kçiç.
5. Ndërtimi i çerdhes te Ura e Gjakut.
6. Ndërtimi i çerdhes te Tuneli i Parë.
7. Ndërtimi i çerdhes në Suhodoll.
8. Ndërtimi i çerdhes në Zhabar.
9. Ndërtimi i çerdhes në Frashër.
10. Ndërtimi i një qendre për fëmijët me autizëm.
11. Ofrimi i shërbimit të psikologut në shkolla.
12. Ndarja e bursave vjetore për studentët.
13. Trajnimi i mësimdhënësve për mësimin digjital.
14. Krijimi i një platforme digjitale për mësimdhënësit dhe prindërit.
15. Themelimi i një Qendre Kompetence për aftësimin profesional të nxënësve.
16. Organizimi i praktikave të punës për nxënësit në biznese.
17. Ndërtimi i objektit të ri të gjimnazit “Frang Bardhi”.
18. Zbatimi i mësimit tërëditor në dy shkolla të komunës.

Bujqësi – 9 premtime

19. Ndërtimi i një tregu të gjelbër.
20. Krijimi i një pike grumbulluese për pemë dhe perime, me logjistikë adekuate, përfshirë frigoriferë dhe ventilues.
21. Mbështetja e grupeve prodhuese të fermerëve.
22. Stimulimi i iniciativave të reja për krijimin e kooperativave bujqësore vullnetare.
23. Fuqizimi i grave në bletari dhe artizanat.
24. Krijimi i pellgjeve të reja për grumbullimin e ujërave në bujqësi.
25. Zgjerimi i sistemit të ujitjes me 500 hektarë në Pirq, Vërnicë dhe Vaganicë.
26. Shndërrimi i Mitrovicës në qendër të turizmit malor dhe ekoturizmit, me shtigje për çiklizëm, ecje malore dhe kamping në Majdan.
27. Mbështetja e themelimit të agroturizmit në zonat e pasura arkeologjike.

Ekonomi – 3 premtime

28. Mbështetja e sektorit të teknologjisë informative përmes krijimit të bizneseve fillestare (start-up).
29. Ofrimi i kurseve të gjuhëve të huaja dhe trajnimeve për përgatitjen e të rinjve për tregun e punës.
30. Mbështetja e bizneseve lokale në riciklimin e mbeturinave.

Infrastrukturë – 7 premtime

31. Rregullimi i kanalizimit në Kçiç.
32. Ndërtimi i udhëkryqeve për qarkullim më të sigurt, duke filluar nga aksi Iliridë–Zhabar–Ura e Gjakut–Parku Solana, si dhe rrethrrotullimi te shkolla e Zhabarit.
33. Zgjerimi i rrjetit të ujësjellësit për furnizim të sigurt me ujë të pijshëm.
34. Krijimi i infrastrukturës plotësisht të qasshme për personat me nevoja të veçanta, përfshirë rrugët, trotuaret dhe ndërtesat publike.
35. Rigjenerimi i parkut ekzistues.
36. Gjelbërimi i qytetit përmes fasadave të gjelbra, si në Bibliotekën “Latif Berisha” dhe ndërtesa të tjera publike.
37. Krijimi i mini-pyjeve në çdo qendër arsimore, duke e bërë gjelbërimin pjesë të edukimit.

Kulturë – 5 premtime

38. Ndërtimi i një Qendre Kulturore Multifunksionale me hapësira për ekspozita, kinema dhe amfiteatër veror.
39. Ndërtimi i një Galerie të Arteve.
40. Krijimi i Muzeut Alternativ të Kujtesës Historike dhe të Luftës në Mitrovicë.
41. Krijimi i Muzeut të Figurave të Shquara të Kulturës dhe Sportit.
42. Krijimi i Muzeut të Figurave të Shquara të Kulturës dhe Sportit.

Shëndetësi – 11 premtime

43. Digjitalizimi i Sistemit të Informimit Shëndetësor (SISh).
44. Ndërtimi i një spitali me infrastrukturë moderne, në bashkëpunim me Qeverinë qendrore.
45. Organizimi i vizitave sistematike stomatologjike dhe oftalmologjike për fëmijët në çerdhe dhe shkolla fillore.
46. Organizimi i vizitave sistematike shëndetësore për personat mbi 65 vjeç.
47. Organizimi i vizitave sistematike shëndetësore për minatorët e Trepçës.
48. Reformimi i Shërbimit të Urgjencës, duke futur kartelën shëndetësore digjitale për çdo pacient.
49. Sigurimi që çdo qytetar ta ketë mjekun e vet familjar brenda mandatit.
50. Punësimi i logopedëve, psikologëve, fizioterapeutëve dhe punëtorëve socialë në sistemin shëndetësor.
51. Ndërtimi i një Poliklinike Stomatologjike Publike.
52. Shndërrimi i hapësirës pranë Shtëpisë së Shëndetit në park.
53. Krijimi i hapësirave të reja të parkingut pranë objektit të Shtëpisë së Shëndetit.

Shërbime publike – 15 premtime

54. Themelimi i ndërmarrjes së trafikut urban.
55. Sigurimi i autobusëve hibridë dhe ekologjikë për transportin e udhëtarëve.
56. Shtrirja e linjave të autobusëve në të gjithë territorin e komunës.
57. Krijimi i një kuzhine qendrore.
58. Vendosja e një sistemi të integruar të menaxhimit të mbeturinave, me ndarje në burim dhe pika selektive grumbullimi.
59. Krijimi i një unaze të gjelbër mbrojtëse rreth deponisë “Gërmova” në Koshtovë.
60. Pastrimi i lumenjve Ibër, Sitnicë, Lushtë dhe Trepça, mbjellja e drunjve përgjatë tyre dhe rregullimi i shtretërve për parandalimin e përmbytjeve.
61. Jetësimi i projektit për impiantin e trajtimit të ujërave të zeza.
62. Rikthimi i çarshisë së vjetër.
63. Ndërtimi i urës së re te Tuneli.
64. Shndërrimi i hapësirës prapa komunës në park.
65. Bashkimi i sheshit me parkun.
66. Ndërtimi i një parkingu të ri nëntokësor, me hapësira të gjelbra sipër tij.
67. Ndërtimi i urës së re që lidh Shipolin me Zhabarin, Gushavcin dhe deri në Vidimriq.
68. Renovimi i Urës së Sitnicës dhe hapësirave përreth në hyrje të qytetit.

Sociale – 5 premtime

69. Krijimi i një Qendre Ditore për Pensionistët.
70. Themelimi i Forumit të Grave në komunë.
71. Ndërtimi i hapësirave rekreative për personat me nevoja të veçanta.
72. Fillimi i programit të banimit të përballueshëm, së bashku me Qeverinë, për çiftet e reja, punonjësit dhe zyrtarët publikë, nënat vetëushqyese, policët dhe zjarrfikësit.
73. Krijimi i programit të banimit social për familjet më në nevojë, veçanërisht për familjet e dëshmorëve, martirëve, invalidëve të luftës, veteranëve dhe pensionistëve të Trepçës.

Sport – 1 premtim

74. Ofrimi i hapësirave për ndërtimin e fushave të reja sportive.

Sipas pasqyrës së Institutit GAP, këto janë 74 premtimet që figurojnë si të pafilluara në vitin e parë të qeverisjes së Faton Pecit.

//BODY PART STICKY - Implement into the footer
✖