Lajme

Kur pritet të vie vaksina anti-covid dhe a do ta marrë vaksinën ajo, tregon Vjosa Osmani

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:50 / 29 Dhjetor 2020

Ushtruesja e detyrës të presidentes, Vjosa Osmani, ka vizituar sot Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, me ç’rast pas vizitës ajo foli edhe për vaksinën kundër COVID-19, raporton Gazeta Express.

Osmani tha se përkundërqë e ka kaluar virusin COVID-19, ajo do të vaksinohet, derisa u shpreh se vaksinat pritet të vijnë në vend pas muajit prill.

“Unë kam diskutuar me një numër të madh të parterëve ndërkombëtarë që kanë ofruar ndihmën e tyre. BE e ka futur Kosovën në COVAX. Mendoj që kemi vonesa që nuk do të duhej të arsyetoheshin. Ne do të kërkojmë përgjegjësi nga Qeveria se pse ne nuk jemi të përgatitur. Pritet që vaksinat të vijnë dikur tek pas prillit. Edhe pse e kam kaluar virusin unë do të vaksinohem me të”, tha Osmani.

Përndryshe, ajo foli edhe për vaksinimin e qytetarëve serb në Kosovë nga ana e Serbisë.

Me këtë rast tha se Serbia ka shkelur marrëveshjen e lidhur në Uashington me Kosovën dhe se me këtë veprim ajo ka treguar se është vetëm nënshkruese e marrëveshjeve e jo zbatuese e tyre.

Osmani kritikoi edhe Qeverinë Hoti që nuk ka  njoftuar qytetarët se kur do të mund të vaksinohen.