LAJME

Kurti dhe Abdixhiku raportohet se po zhvillojnë një tjetër takim

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, raportohet se po zhvillojnë një tjetër takim në Kuvendin e Kosovës.

Sipas ekonomiaonline, takimi po mbahet për të vazhduar bisedimet lidhur me zgjidhjen e ngërçit politik dhe krijimin e institucioneve të reja.

Ky takim vjen një ditë pas takimit mes delegacioneve të LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, i cili zgjati rreth tri orë.
Pas takimit të djeshëm, përfaqësuesit e të dyja palëve u deklaruan optimistë për arritjen e një marrëveshjeje politike dhe paralajmëruan vazhdimin e takimeve në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për krijimin e institucioneve.

//BODY PART STICKY - Implement into the footer