Sunday, July 25, 2021

Kurti e refuzoi, por dikush tjetër nga VV-ja e fton në debat televiziv Enver Hoxhajn

Pavarësisht heshtjes së liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit ndaj ftesës së Enver Hoxhajt nga PDK-ja për debat televiziz, është një zyrtar tjetër i kësaj partie që vetë i bëri ftesë këtij të fundit. 

Teologu Mustafë Bajramu i aderuar së fundmi në Lëvizjen Vetëvendosje e ka ftuar në debat televiziv kandidatin për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhajn, shkruan Syri.net Kosova.

Mustafa ka kërkuar nga Hoxhaj të sqarohet lidhur me vendimin administrativ për ndalimin e mbulesës së vajzave nëpër shkolla, në kohën sa Hoxhaj ishte ministër i Arsimit.

“A mundet Enver Hoxhaj të na flet pak për vendimin administrativ anti-kushtetues të ndalimit të shkollimit të vajzave me mbulesë, dhe, mundësisht, si e ndien veten tani pasi e qiti në fund të pusit e gati sa e bankrotoi sistemin edukativ-arsmor në Kosovë, në kohën kur për fat të keq e patën emëruar për ministër i arsimit”, ka shkruar Mustafa.

Postimi i plotë i Bajramit:

Sa për fillim!

Nuk po mundem të besoj dot se Enver Hoxhaj e ka përnime kur e fton Albin Kurtin në debat. Më besoni se e kam pas llogarit për njeri më serioz. Për njeri që e di kaçikun e vetë.

Para se Albin Kurti t’i përgjigjet, natyrisht nëse gjenë kohë të merret me te, unë po ja parashtrojë këtë pyetje publike:

A mundet Enver Hoxhaj të na flet pak për vendimin administrativ anti-kushtetues të ndalimit të shkollimit të vajzave me mbulesë, dhe, mundësisht, si e ndien veten tani pasi e qiti në fund të pusit e gati sa e bankrotoi sistemin edukativ-arsmor në Kosovë, në kohën kur për fat të keq e patën emëruar për ministër i arsimit.

Nëse priton të na përgjigjet këtu në Facebook, e ftoj në një debat televiziv kur të dëshiron, dhe të flasim pastaj edhe për diplomacinë, edhe për ndonjë gjë tjetër me interes…!