Friday, January 21, 2022

Kurti emëroi në Bordin e KEK-ut njeriun e afërt të Mimoza Kusari-Lilës

Qeveria “Kurti” në mbledhjen e mbajtur sot ka emëruar tre anëtarët e rinj të përkohshëm të Bordit të Drejtorëve të KEK-ut.

Rrezarta Pllana është zgjedhur kryesuese e Bordit të ndërmarrjes së KEK-ut, derisa anëtarë janë zgjedhur Bezart Halilaj, Merita Kasapolli dhe Arbror Pula, shkruan Syri Kosova.

Anëtari i ri i Bordit të KEK-ut, Arbnor Pula është njeri i afërt i u.d të Shefes së Deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.

Pula në zgjedhje parlamentare të vitit 2014 kishte garuar për deputet nga partia e Behgjet Pacollit, AKR-së  gjatë kohës sa Kusari-Lila ishte pjesë e kësaj partie. 

I njëjti po ashtu, në fotografitë e publikuar në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook” shihet të jetë shumë i afërt me bashkëshortin e Kusari-Lilës. /Syri Kosova/Image

Image