Kurti: I kam shënuar të gjitha kritikat që na i kanë dhënë në pranverë, kemi reflektuar po veprojmë ndryshe
Kryetari i VV’së, Albin Kurti, është deklaruar pas ndërprerjes së seancës konstituive, duke thënë se, udhëheqësit e LDK’së dhe deputetët e tyre kanë deklaruar edhe publikisht se duhet të merren vesh për të gjitha.
Kurti ka thënë se iniciativat për takimet lidhur me situatën politike, po i merr ai, përcjell gazetaexpress.
‘’Së pari edhe udhëheqësit e LDK’së, edhe deputetë të tjerë, duhet të merremi vesh për të gjitha, edhe publikisht tek ju. Dhe ju e mbani mend që n pranverën e këtij viti me patën kritikuar mua, që e zgjodhëm kryetarin e kuvendit, qeverinë pa u takuar me ta. Ne kemi reflektuar dhe kemi vepruar ndryshe kësaj radhe, s’po e konstituojmë asnjë institucion pa u takuar, siç ka qenë kritika e tyre. Unë i kam mbajtur shënim të gjitha kritikat që na i kanë dhënë, dhe tash natyrisht që po përfilli ato. Gjitha iniciativat për takim jam duke i marrë unë, unë dua bashkëpunim prandaj marrë iniciativa. Aktualisht takimet me LDK’në s’janë më lajme, por, takimet me PDK e AAK’në do të ishin lajme’’, ka thënë ai.
Kurti ka thënë se është në komunikime të drejtpërdrejta me kryetarin e LDK’së, Lumir Abdixhikun.





