Lajme

Kurti “pre” e truqeve me letra (VIDEO)

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:58 / 29 Maj 2022

Një magjistar letrash e ka shfaqur një video ku shihet teksa truqet e tij ia demonstron kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Në xhirimin e publikuar rishtas, por që nuk dihet nëse është bërë ditëve të fundit, shefi i qeverisë shihet në qendrën e Prishtinës duke i tërhequr letrat që ia ofron Adrian Kqiku, derisa ky i fundit, me truqet e tij ua ndërron numrat e ngjyrat.

Kurti edhe më herët është shfaqur i hapur të provoj fatin përballë kësi magjistarësh. Ai është parë edhe 7 vjet më herët në një tjetër kësi rrethane, diku në Gjilan. Momentin mund ta gjeni nga minuta 2:45 në viden e bashkëngjitur

Të tjera