Lajme

Kushdo që e shihni këtë person, lajmërojeni policinë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:16 / 19 March 2021

Policia e Pejës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Shkëlqim Ahmetajt nga Peja, raporton Express.

Përmes një kërkese drejtuar mediave, Policia ka bërë me dije se Ahmetaj po kërkohet për veprën penale “grabitje”.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesë.