Bekim Jashari ka reaguar pas disa kritikave ndaj gjestit të Granit Xhakës në ndeshjen kundër Serbisë shkruan portali rajoni.org.
Ai ka postuar një fotografi me Xhakën duke ia jepur një dhuratë me heronjtë legjendarë në shenjë respekti e mirënjohjeje për patriotizmin e tij ndaj kombit shqiptar.
“Vetëm përpara KAPITEN, një komb 🇦🇱 i tërë jemi me ju.”,- ka shkruar Jashari mbi foton e tij në facebook.
Kujtojmë se dje Xhaka është kritikuar nga përfaqësuesja e shoqërisë civile Zana Avdiu. Ajo edhe pse me këtë nuk është që ka shfaqur një qëndrim të vërtetë të shoqërisë që përfaqëson, ka marrë vëmendje të madhe./Rajoni.org/