Lajme

Ky është restauranti ku u helmuan nxënësit në Mitrovicë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:00 / 20 Maj 2022

Rreth 50 nxënës të Prishtinës nga shkolla Nexhmi Mustafa-Besi janë helmuar sot. Gazeta Insajderi ka mësuar se nxënësit janë helmuar në restaurantin “Ujvara” në Mitrovicë. Këta nxënës nga Prishtina kishin shkuar në eskurzion në komunën e Mitrovicës për të vizituar muzeun në Trepçë.

11 prej tyre janë dërguar në spitalin e Mitrovicës për të marrur trajtim më pas janë liruar. Kjo është bërë e ditur nga drejtori i shëndetësisë Fahri Shabani.

Po ashtu ai ka njoftuar se personeli i Qendrës Rajonale të Shëndetësisë Publike kanë marrë mostrat tek të helmuarit.

“Për fat të mirë ,të gjithë nxënësit janë mirë dhe pasi kanë marrë ndihmën e nevojshme shëndetësore po lirohen nga Spitali për të vazhduar rrugën për në shtëpitë e tyre. Për shkaqet dhe natyrën e këtyre problemeve shëndetësore , kolegët nga Qendra Rajona.

Lidhur me këtë Gazeta Insajderi ka kontaktuar edhe me kryetarin e kësaj komunë Bedri Hamza i cili shprehu keqardhje që një rast i tillë ndodhi në Mitrovicë, por që sipas tij nuk kanë kompetenca për të dërguar inspektoriatin në restaurant.

“Kam qenë i kam vizituar 11 nxënësit, gjendja e tyre është e mirë dhe janë liruar për në shtëpi, por nuk është në kompetencën tonë që të dërgojmë inspektoriatin”, tha Hamza.

Të tjera