Sunday, July 25, 2021

Ky pritet të jetë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës

Po vazhdon intervistimi i kandidatëve për drejtor të përgjithshëm të Policisë së Kosovës nga ana e Ministrisë së Punëve Brendshme,  Ambasada Britanike në Kosovë dhe shoqëria civile mëson “Syri.net”, nga burimet e saja brenda MPB-së e policisë.

“Syri.net”  mëson se kandidatët janë ftuar për intervistë të hqn e të martën. 

Syri.net”,  zbardh listën e kandidatëve të cilët janë ftuar nëpërmjet emajlit nga MPB-ë për intervistim e ata janë Samedin Mehmeti nënkolonel,  Fahredin Verbovci kolonel, Ahmet Nuredini kolonel,  Rexhep Sjarina nënkolonel, Arbresh Ajvazi nënkolonel, Lulëzim Shala nënkolonel.

Derisa mësohet se ata që kanë kandiduar e janë eliminuar nga lista e ngushtë ishin Fatos Haziri nënkolonel, Dejan Jankoviq kolonel, Sllagjana Stojanoviq nënkolonel.

Pasi intervistimit të kandidatëve që ka nisur dje e mbaron sot, pritet që gjatë javës të zgjidhet drejtori i përgjithshëm i policisë e ai më potancial është Samedin Mehmeti e Fahredin Verbovci.   

Të tregojmë se me 16 tetor të këtij viti kryeministri Avdullah Hoti, kishte shkarkuar nga pozita e drejtorit të përgjithshëm i policisë Rashit Qalajn për performancë të dobët. 

E në vend të tij si ushtrues detyre të drejtorit ishte emëruar Samedin Mehmetin, i cili deri atë ditë ishte zëvendës drejtor.

Derisa me 18 nëntor Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur konkursin për pozitën e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë e ku  kanë aplikuar nëpërmjet postës elektronike 10 kandidatë, ku njëri nga ata  ka aplikuar nga jashtë policisë, derisa aplikime mund të jenë bërë edhe nëpërmjet postës. 

Por menjëherë pa shkarkimit  ish drejtori Rashit Qalaj kishte ushtruar padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Derisa konkursi ishte mbyllur me 2 dhjetor dhe  MPB-ja bëhej gati për intervistimin e kandidatëve që kishin aplikuar, papritmas Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur me aktvendim për padinë e ish drejtorit Rashiq Qalajt, duke e quajtur vendimin  e shkarkimit të kundërligjshëm.

Gjykata kishte marr vendim për ndalimin e procedurave të rekrutimit për pozitën drejtorit të Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.

E në anën tjetër garës për të parin e policisë ia kishin mësyer nëntë kandidatë me grada të ndryshme nga policia dhe një qytetarë nga jashtë institucioni i policisë e i cili në bazë të Ligjit të Policisë nuk lejhohet të kandidoj.

E me 30 dhjetor 2020 Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Civil i Gjykatës së Apelit të Kosovës, ka vendosur lidhur më ankesën  e Avokaturës së Shtetit ndaj vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës për caktimin e masës së sigurisë apo për ndalimin e procedurave të rekrutimit për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Gjykata kishte aprovuar si të bazuar ankesën e avokatit shtetëror dhe se aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Civil i datës 02.12.2020,  është anuluar dhe lënda i është kthyer gjykatës së njëjtë në rivendosje. 

E më këtë ishte zhbllokuar procesi i rekrutimit për drejtor të policisë e i cili ka vazhduar të hënën e sot me intervistimin e kandidatëve, ku edhe gjatë javës pritet të zgjedhet drejtori i policisë.