Një lajm i hidhur ka përfshirë sot në mbrëmje fshatin Llaushë dhe Skënderajn në përgjithësi, shkruan portali Rajoni.org.
Ka ndërruar jetë aktivisti i njohur i sportit nga fshati Llaushë, Beqir Qerimi. I ndjeri ka qenë jashtëzakonisht i sukseshëm në fusha të ndryshme të sportit.
Ai ka qenë bartës i shumë medaljeve në bazë të rezultateve të tij pozitive që i ka arritur në shenjëtari.
Gjatë karrierës së tij ka qenë edhe trajner i një klubi të sportit të mundjes.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër më 06.11.2022 në orën 16:00, në varrezat e fshatit Llaushë në lagjen Qerimi.
Njoftimi i plotë mortor nga familjarët e Qerimit:
Njoftim mortor!
Njoftojmë te gjithë familjarët dhe miqtë se sot me datën 05.11.2022 ka ndërruar jetë babai ynë dhe aktivisti i sportit Beqir Qerimi.
Varrimi bëhet nesër me dt. 06.11.2022 ne ora 16:00 ne varrezat e fshatit Llaushë,ne lagjen Qerimi./Rajoni.org/