12:21 / 20 Janar 2021
47 kandidatë të partive politike në listat për deputetë nuk janë certifikuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor, shkruan Gazeta inFokus.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi i cili ka thënë se nuk e ka lexuar listën dhe se nuk e di se cilët janë emrat e këtyre kandidatëve.
Pra nga ky institucion nuk kanë dhënë detaje sa a është certifikuar nga KQZ-ja apo jo, kryetari i LVV-së dhe kandidati për kryeministër nga kjo parti, Albin Kurti.
Nga 15 parti më shumë se 1 mijë kandidatë kanë aplikuar për tu certifikuar si kandidatë për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit, e 47 prej tyre sipas KQZ-së kanë probleme me ligjin.