Sport

Laporta i siguron paratë e nevojshme për t’u bërë president i Barcelonës zyrtarisht

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:00 / 17 March 2021

Joan Laporta e ka marrë garancinë bankare prej 125 milionë eurove, që është e nevojshme për t’u bërë zyrtarisht president i Barcelonës. La Liga pritet t’ia aprovojë atë tani.

Në rast se organi qeverisës i ligës elitare spanjolle ia aprovon atë, Laporta do ta marrë detyrën si shef i klubit katalonas të mërkurën, transmeton Gazeta Express.

Laporta hasi në vështirësi për të marrë garanci pa vendimit të shefit të financave, Jaume Giro, për të dhënë dorëheqje të shtunën.

Në ditët në vijim, Laporta pritet të shpjegojë sesi ai doli të arrijë marrëveshje me Banco Sabadell dhe Audax për të marrë garanci.

Në fakt, mbetet të shihet se çfarë marrëveshje arriti Laporta me Audax për ta bindur ta nënshkruajë garancinë në vlerë rreth 75 milionë euro.