Thursday, January 20, 2022

Largimi i Zidan konfirmohet – Reali ka gjetur tashmë trajnerin e ri

Konfirmohet largimi i Zinedine Zidanes – Real Madridi ka gjetur tashmë trajnerin e ri.

Zinedine Zidane do të largohet përfundimisht nga Real Madridi dhe njoftimi pritet të jetë zyrtar në fund të kësaj jave.

Trajneri francez dështoi të fitonte trofe me Los Blancos, e që largimi i tij ishte i pashmangshëm.

Sipas asaj që raporton Cadena Cope, largimi i Zidanes është i kryer dhe në fund të kësaj jave do të bëhet edhe njoftimi zyrtar.

Real Madridi raportohet nga mediumi, se ka gjetur strategun e ri dhe ai do të jetë Masimmiliano Allegri.

Pas largimit nga Juventusi në vitin 2019, italiani ishte i papunë, mirëpo që pritja e tij duket se ia ka vlejtur, gjersa ishte rivalizua nga Raul Gonzalez për të marrë drejtimin e skuadrës.

Allegri do të drejtojë ekipin më të trofeshëm në botë, gjersa Florentino Perez ka tashmë një listë me transferime për ta lumturuar italianin.