Tuesday, January 18, 2022

Largohen mbeturinat e deponisë inerte në fshatin Llapushik

Të nderuar qytetarë të Komunës së Drenasit, përmes këtij publikimi ju njoftojmë se Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, serish ka bërë largimin e mbeturinave në pjesën hyrëse dhe jashtë rrethojës së deponisë inerte në fshatin Llapushnik.

Ju bëjmë thirrje qytetarëve që mbeturinat ineret t’i hedhin në pjesën e brendshme (pasi ekziston hapësirë e mjaftueshme). Hedhja e mbeturinave në mënyrë jo adekuate, paraqet problematikë duke bllokuar pjesën e brendshme të saj dhe duke e bërë jo funksionale deponinë.

Me qëllim të parandalimit të hedhjes së mbeturinave jashtë rrethojës, deponia do të jetë në mbikëqyrje të vazhdueshme nga inspektorati në bashkëpunim me zyrtarët e DSHPE-së, në mënyrë që të parandalohet hedhja e mbeturinave në hyrje dhe jashtë saj, ku për të gjithë ata të cilët praktikojnë një gjë të tillë do të merren masa sipas ligjeve në fuqi.

Kujtojmë se kjo deponi, është caktuar nga Komuna e Drenasit për hedhjen e mbeturinave inerte nga qytetarët, në mënyrë që të parandalohet krijimi i deponive ilegale me përmbajtje të mbeturinave inerte-ndërtimore.

Vendi i caktuar (nën rrethojë) për hedhjen e mbeturinave ndërtimore gjendet në fshatin Llapushnik. Me qëllim të parandalimit të paraqitjes së deponive ilegale me përmbajtje të mbeturinave të ndërtim-demolimit, Komuna e Drenasit ka caktuar vendin për hedhjen e këtij lloji të mbeturinave nga operatorët dhe qytetarët.

Inkurajojmë të gjithë qytetarët që mbeturinat inerte-ndërtimore t’i hedhin në pjesën e brendshme të deponisë.