Lajme

‘LDK mirë e nisi me pranim demokratik të rezultatit, Lumiri është zgjedhja e duhur’

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:52 / 14 March 2021

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-deputeti, Visar Ymeri ka përkrahur zgjedhjen e Lumir Abdixhikut si kryetar të LDK-së, shkruan Syri.net Kosova.

Në një shkrim në Twitter, Ymeri ka thënë se Abdixhiku është zgjedhje e duhur për LDK-në.

Ai ka thënë se Abdixhiku nuk do ta ketë të lehtë pasi që LDK-ja është në gjendjen më të rëndë që nga themelimi, por ky subjekt e ka nisur mirë.

Shkrimi i plotë:

Lumiri është zgjedhja e duhur në LDK. Është i qartë ideologjikisht, i qëndrueshëm politikisht, e i artikuluar mediatikisht.

Të lehtë nuk e ka. LDK është në gjendjen më të rëndë ç’prej themelimit. LDK mirë e nisi sot. Pati pluralitet kandidatësh e pranim demokratik rezultati.