Monday, January 17, 2022

Skënderaj/ Lirohet nga burgu ish-pjesëtari i UÇK-së, Haki Drenica

Ish pjësetari i Ushtria Çlirimtare të Kosovës nga fshati Klinë e Poshtme e Komunës së Skënderajt, Haki Hajdari i njohur si Haki Drenica është liruar nga burgu, pas vujatjes së dënimit.

Lajmin e kanë bërë të ditur bashkëluftëtarët e Hakiut për portalin rajoni.org.

Dy vite më parë, OVL e UÇK kishte reaguar duke thënë, se për më shumë se një dekadë, ishii dëshmitarë të dështimit total të drejtësisë ndërkombëtare në Kosovë, e cila përmes mekanizmave të ashtuquajtur të drejtësisë, vazhdimisht ka organizuar komplote kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kujtojmë që Hajdari ishtë i dënuar për krime lufte kundër popullatës civile të kryera në një bazë të UÇK-së në Cahan të Shqipërisë.

Bashkë me të ishte dënuar edhe Sabit Geci me 15 vjet burgim për katër pika të aktakuzës për krime të kryera në dy kampe të UÇK-së në Kukës dhe Cahan të Shqipërisë. Riza Alijaj ishte dënuar më 12 vjet burgim për krime lufte në Cahan dhe Shaban Hoti me 7 vjet./Rajoni.org/