Lajme

Lista Serbe pa dy ministri nuk e voton Qeverinë e re

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:16 / 22 March 2021

Listës Serbe, të cilës Albin Kurti i ka ndarë një ministri, nuk po pajtohet me këtë vendim pasi sipas tyre edhe me Kushtetutë me 11 deputetë i takojnë 2 ministri, dhe se me këtë vendim nuk do ta votojnë qeverinë e re dhe se do të ankohen në Gjykatën Kushtetuese.

Përfaqësuesi i Listës Serbe, deputet në Kuvendin e Kosovës, Igor Simiq, në fjalimin e tij, para se të votohet qeveria Kurti, ka thënë se nuk do ta mbështesin atë, dhe të njëjtën do ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese.

“Lista Serbe, me 11 deputetë ka të drejtë për dy ministri, jo si dhuratë e juaj, por që qytetarët na e kanë dhënë me votën e tyre. Ne këtë e kemi paraqitur edhe para juve, me nënshkrimet e 11 deputetëve, që paraqet shumicën e deputetëve pakicë. Injorimi i të drejtës dhe shkelja e Kushtetutës, është një fillim i keq i qeverisë të cilën do ta udhëhiqni. Lista Serbe nuk do ta mbështesë qeverinë tuaj, dhe do të dërgojmë ankesë në Gjykatën Kushtetuese për ta mbrojtur të drejtën e qytetarëve tanë”, ka thënë Simiq.