Saturday, July 24, 2021

Liverpooli synon transferimin e Jadon Sanchos

Jadon Sancho vazhdon të jetë njëri nga futbollistët më të pëlqyer në Evropë nga skuadrat e mëdha.

Talenti i madh anglez është duke kaluar nëpër një formë fantastike, ndërsa Borussia Dortmund synon që të fitojë mbi 120 milionë euro nga shitja e tij.

20-vjeçari është objektivi kryesor i Manchester Unitedit për repartin ofensivë, por Djajtë e Kuq dështuan ta transferonin atë në verë.

Kësisoj United do të tentojë përsëri në janar për ta transferuar anglezin ose në verën e vitit të ardhshëm.

Por lajmet e fundit nga Anglia kanë bërë me dije se Sancho mund të përfundojë në Anfield, transmeton Telegraf.

Jurgen Klopp synon që t’ia rrëmbejë nga duart Unitedit objektivin e tyre kryesor.

Kampioni në fuqi i Anglisë është duke përgatitur një ofertë mbi 100 milionë euro për Dortmundin në mënyrë që ta bindin klubin gjerman të heq dorë nga Sancho.