Tuesday, January 18, 2022

Lladrovci për fotografinë e Thaçit në zyrë: S’ka bir nane që e zëvëndëson atë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka komentuar raportimet e fundit se në zyrën e tij, është e vendosur ende fotoja e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ai me anë të telefonit ka treguar se prapa tij është e vendosur fotografia e presidentes, Vjosa Osmani.

This image has an empty alt attribute; its file name is Capture-28.jpg
Ndërsa në pjesën tjetër të murit është e vendosur fotografia e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Mirëpo, thotë se askush nuk mund ta zëvendësojë Hashim Thaçin.

“Nuk e di cka komentojnë, nuk i kam parë, por nuk ka bir none që e zavendëson Hashim Thaçin”, tha Lladrovci.