1:20 / 9 March 2021
Trajneri Joachim Low, do largohet nga Kombëtarja e Gjermanisë pasi të përfundojë Evropiani 2020. Këtë e ka konfirmuar vetë Kombëtarja gjermane përmes një komunikate zyrtare në Twitter.
“Joachim Low do largohet nga detyra si kryetrajner pas Euro 2020”, shkruhej në komunikatë. Ndërkohë, Loë me Kombëtaren e Gjermanisë ka arritur suksese të shumta, derisa ajo më e larta ishte trofeu i Kupës së Botës në vitin 2014.
Nuk dihet nëse Klopp do të jetë zëvendësuesi, pas situatës që po kalon te Liverpooli, largimi në fund të sezonit nuk do të ishte çudi.