9:45 / 19 March 2021
Pas një jave të kaluar në kujdesin intensiv, ka ndërruar jetë kosovarja F.B në Zvicër.
Dyshimet e organeve hetuese atje janë se nga një konflikt me bashkëshortin e saj N.B më 12 mars, ajo pësoi lëndime të rënda trupore, shkruan media zvicerane “20 minuten”.
Gjithçka ndodhi në shtëpinë e tyre në Schafisheim. Çifti kishte tre fëmijë nga lidhja bashkëshortore, ndërsa njëra nga vajzat kishte lajmëruar rastin e dhunës në familje.
Burri 46 vjeçar është arrestuar teksa do të jetë në paraburgim për tre muaj.