Friday, January 21, 2022

“Lugina e Vdekjes” nuk është vendi më i nxehtë në botë

Për një kohë të gjatë është konsideruar si vendi më i nxehtë në Tokë, por të dhënat e reja tregojnë se “Lugina e Vdekjes” në Kaliforni nuk është në të vërtetë vendi më i ngrohtë në planetin tonë.

Ndërsa ngrohtësia e ajrit në Luginën e Vdekjes mund të arrijë 56.7° C, temperaturat janë shumë më të larta në dy vende të tjera; Shkretëtirën Lut në Iran dhe Shkretëtirën Sonorane të Amerikës së Veriut.

Studiuesit nga Universiteti i Kalifornisë zbuluan se temperaturat sipërfaqësore në këto dy vende mund të arrijnë lartësi deri në 80.8° C, megjithatë nxehtësia në Shkretëtirën e Lutit qëndron për më shumë kohë në këto temperatura.

Ndërkohë, Antarktida kryeson listën për vendin më të ftohtë në planet, me temperatura që shkojnë deri në -110,9 ° C.