Tuesday, January 18, 2022

Man. City lë Ancelottin jashtë Europës, Leicester bie ndaj Tottenham

Premier League ka ulur siparin për sezonin 2020-2021, teksa java e fundit ishte vërtetë spektakolare dhe e mbushur me emocione të forta. Kështu Manchester City, që e kishte siguruar më herët titullin kampion, mbylli sezonin me një fitore me goleadë 5-0 Evertonin e Carlo Ancelottit, duke lënë jashtë kompeticioneve europiane skuadrën nga Liverpool.

Gara e tre skuadrave për dy vende në Ligën e Kampionëve ishte më e bukura e mbetur për javën e fundit të sezonit, teksa Liverpool ia doli ta mbyllë kampionatin i treti falë fitores 2-0 ndaj Crystal Palace, teka në “Anfield Road” vendosi një dopietë e Sadio Mane.

Chelsea zhgënjeu në transfertën ndaj Aston Villës, pasi u mposht me rezultatin 2-1, megjithatë ia doli të marrë një biletë për në Ligën e Kampionëve, pasi Leicester u mposht me rezultatin 2-4 nga Tottenham.

Londinezët e panë veten dy herë në disavantazh, pas golave të shënuar nga Vardy me penallti në të dy rastet, barazoi fillimisht me kapitenin Kane, më pas me një autogol të portierit danez Schmeichel dhe në fund shënoi dy herë me uellsianin Gareth Bale.

Me këtë fitore Tottenham ia doli të sigurojë vendin e 7 të renditjes, që përkthehet në një vend në Conference League, ndërsa në Europa League do të garojnë Leicester dhe West Ham, me Arsenalin që pavarësisht fitores 2-0, mbetet jashtë Europës.

Në sfidat e tjera, Leeds United triumfoi me rezultatin 3-1 ndaj West Bromwich, Manchester United triumfoi 1-2 në transfertën ndaj Wolves, ndërsa Newcastle mposhti Fulhamin me rezultatin 0-2.