Lajme

Masat e reja anticovid, nga 22 marsi mësimi mund të kthehet online

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:18 / 16 March 2021

Kryeministri në detyrë, Avfullah Hoti është takuar sot me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj, drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadani, drejtorin e SHSKUK-së, Valbon Krasniqi dhe zëvendësministrin e Arsimit, Xhavit Rexhaj.

Me këtë rast, Hoti ka hënë se kanë vendosur që të mbesin në fuqi masat e njëjta kundër COVID-19.
“Po shqyrtohen mundësitë për fillimin e mësimit online në të gjitha nivelet e arsimit, për dy javët e ardhshme, duke filluar nga 22 marsi. Vendimi lidhur me këtë çështje pritet të merret sot pasdite pas takimit të përbashkët të MASH-it, MSH-së, IKSHPK-së, SBASHK-ut dhe Këshillit të Prindërve”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook.

Pas takimit me Ministrin e Shëndetësisë, z. Armend Zemaj, drejtorin e IKSHPK-së, z. Naser Ramadani, drejtorin e SHSKUK-së, z. Valbon Krasniqi dhe zëvendës Ministrin e Arsimit Xhavit Rexhaj, vendosëm që të mbesin në fuqi masat e njëjta kundër Covid-19, pasi që trendët janë stabile.