Featured

MASHT po ua mohon shkollimin vajzave me shami: Kur mund të kthehen ato nëpër banka?

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:18 / 4 August 2022

Vajzat që janë nën moshën 18 vjeçare dhe bartin shami, nuk mund të shkojnë në shkollat publike. E, myslimanët që po ndihen të indinjuar nga kjo çështje, po kërkojnë ndryshimin e Udhëzimit Administrativ për bartjen e shamisë në shkolla. Nga ana tjetër, MASHTI po punon në këtë drejtim, por, deri më tani, s’ka asgjë konkrete

Shkollën mund ta shohin vetëm nga larg, pasi, hyrja në to nuk po u lejohet vajzave të cilat bartin shamia, me konotacion fetar.

E, ka vite që po kërkohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Tekonologjië e Inovacionit, që Udhëzimi Administrativ për këtë çështje, të ndryshojë.

Madje, kanë nisur edhe kampanja e peticione për këtë ndryshim, duke përfshirë edhe fytyra publike, që përmes rrjeteve sociale, po kërkojnë që edhe vajzat me mbulesë, të vijojnë mësimet në shkolla, siç do fëmijë tjetër.

Image

Mirëpo, për këtë çështje, çka është duke bërë MASHTI?

Syri.net Kosova ka marrë një përgjigje nga kjo ministri, të cilët kanë thënë se duke qenë se shkolla është sekulare, ndalohet bartja e shamive në shkolla.

Zëdhënsja e kësaj ministrie, Edona Maliqaj, po ashtu i ka thënë Syrit se po punojnë në këtë drejtim, në mënyrë që asnjë fëmijë në Kosovë, të mos mbetë jashtë shkollave.

“Neni 3, paragrafi 1.13 i Udhëzimit Adminisitrativ Nr. 06/2014 ndalon bartjen e uniformës fetare në shkolla, kjo sepse shkolla jonë është sekulare. Krahas shtetit sekular, e drejta për shkollim nuk mund t’i mohohet askujt, nga askush. Si ministri këtë çështje jemi duke e trajtuar me kujdes dhe sapo të kemi një vendim të ri do t’ju njoftojmë. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë​ dhe Inovacionit e ka obligim që të sigurohet që çdo fëmijë të jetë në shkollë” tha Maliqaj.

Syri nga ana tjetër ka tentuar që të marrë një deklarim edhe nga ana e Bashkësisë Islame të Kosovës, në lidhje me këtë dukuri, por, ata nuk kanë qenë të gatshëm të deklarohen.

E, për psikologun Yll Avdijaj, ritet e simbolet fetare janë pjesë përbërëse e identitetit të individit, pavarësisht vendit ku jeton.

“Fillimisht, e drejta e besimit fetar dhe praktimi i lirshëm i tij, s’ka dyshim se është një e drejtë fundamentale e të drejtave të njëriut, e po ashtu e garantuar edhe me kushtetuten  e Republikës së Kosovës. Në një shoqëri demokratike si Kosova me rreth 95% të popullatës  të deklaruar se  i takojnë besimit islam, probleme të këtilla si mos lejimin e bartjes së shamisë nga nxënëset nëpër shkolla, mendoj se nuk do të duhej tè ndodhnin! Para se këto raste të gjykohen nga këndvështrimi i jashtëm, ne fillimisht duhet të kuptojmë një gjë se besimi fetar me të gjitha ritualet, simbolet dhe praktikat përkatëse është pjesë përbërëse substanciale dhe e pashmangshme e identitetit të individit, e pastaj edhe komunitetit dhe grupeve shoqërore, pavarsisht vendit se ku jeton” tha Avdijaj

Mirëpo, si mund të jetë ana psiqike e një vajze, e cila i mohohet një e drejtë elementare, siç është shkollimi, veç pse në kokë bartë në shami?

Përgjigjen e kësaj pyetje, e ka dhënë psikologu.

“Pas kësaj, ne duhet të kemi parasysh edhe aspektin psiko-emocional te të gjitha vajzave, të cilave u mohohet shkollimi per të vetmen arsye sepse mbartin shaminë! Veprimet e këtilla, sigurisht se janë të njëanshme dhe diskriminuese dhe të jetosh në një vend dhe në një shoqëri duke qenë i diskriminuar, kjo përbënë traumë në vete. Reflektimi i gjithë kësaj  te këto vajza mund të çojë në stigmatizim, izolim, humbje shpresash, shuarje e ëndrrave të tyre për të arritur në aspektin edukativo-arsimor, dhe zhvillim në karrierë!  Bartja e shamisë nuk është ndonjë fenomen i ri dhe i panjohur në shoqërinë tonë kosovare, prandaj nuk mendoj se është diçka mbi të cilen duhet të alarmohemi, të paragjykojmê apo edhe të ndalohet” ka përfunduar psikologu.

Nga ana tjetër, përpos shamisë, në shkolla po kërkohet që të futen edhe lëndët si edukata fetare dhe seksuale.

Syri.net Kosova kohë më parë ka trajtuar këtë temë, duke parë edhe  këndëvështrimet e krerëve fetarë dhe aktivistët e shoqërisë, të cilët kanë paraparë se këto dy lëndë janë mjaftë të nevojshme për nxënësit kosovarë.

Sidoqoftë, shumë prej vajzave të reja, nën moshën 18 vjeçare, shkollimin e mesëm e ndjekin në shkollat fetare, siç është ajo e Medresesë në kryeqytet.