Lajme

Mbetet një veturë e bllokuar në nënkalimin në Arllat

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:23 / 8 Janar 2021

Nënkalimi në Arllat të Drenasit është bërë i pakalueshëm si pasojë e ujit të grumbulluar.

Reshjet e mëdha të shiut që po bien pandërprerë ka bërë që kjo rrugë të jetë e pakalueshme.

Sipas informacioneve të reja një veturë ka mbetur e bllokuar në këtë nënkalim, në Arllat të Drenasit.

Kështu banorët e Negrocit, Vuçakut dhe një pjesë të Arllatit janë detyruar të gjejnë alternativa të tjera për të udhëtuar.