Sport

“Më ngatërroi”, si McTominay “vuajti” për të marrë fanellën e Messit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:35 / 2 April 2021

Në fushë ndodh gjithçka shumë shpejt dhe në disa raste situatat për lojtarët në fushë gjërat janë të paqarta, sidomos pas një goditje trilluese më bërryl.

Një situatë e tillë ka ndodhur në vitin 2019 kur Barcelona dhe Manchester United ndesheshin në Champions League. Chris Smalling goditi keq gjatë ndeshjes Messin, me argjentinasin, që u gjakos dhe iu desh ndërhyrja e mjekëve.

Por Messi ende nuk e kishte kuptuar se kush e kishte goditur me bërryl. Dhe prej këtij fakti, një i pafajshëm mund të mbetej pa fanellën e një prej më të mirëve.

Scott McTominay i kërkoi ish-shokut të tij të ekipit te United dhe Messit te Argjentina, Sergio Romero, të shkonte dhe t’i merrte Messit një fanellë. “Pleshti” fillimisht nuk ia dha sepse mendoi se mesfushori ishte ai që e kishte goditur. Në fund gjithçka u zgjidh.

“Më i miri në botë? Messi, Messi padyshim. Kam një fanellë të tij në dhomën e gjumit. Kur luajtëm me Barçën në vitin 2019 pas ndeshjes i thashë Romeros të shkonte të më sillte një fanellë të Messit.

Ai u kthye dhe më tha se Leo nuk dëshiron të ma japë sepse mendonte se isha unë që e godita. I thashë kthehu atje dhe sqarojë këtë. Dua fanellën e Messit ta vendos drejt e në dhomën e gjumit”, tregon mesfushori.