Tuesday, August 3, 2021

Më shumë se 1,000 vite arsim! Këto janë universitetet më të lashta në botë, të cilat janë akoma aktive

Disa prej tyre, janë më të lashta sesa që mund ta keni menduar ndonjëherë.

Qendrat e edukimit të lartë kanë qenë aktive tash shumë shekuj, e disa prej tyre edhe me mileniume të tëra, shkruan lajmi.net.

Gjatë shekujve, disa universitete ndaluan funksionimin, mirëpo disa prej tyre janë akoma aktive, dhe akoma arsimojnë njerëz.

Ato janë disa prej universiteteve më prestigjioze edhe sot. Këto institucione të lashta kanë edhe sot e kësaj dite një trashëgimi shumë të madhe në dituri edhe pse janë shumë të avancuara në mënyrë që të përshtaten me arsimin e sotshëm.

Këtu kemi renditur 10 prej universiteteve më të lashta që janë akoma aktive dhe duke nxjerrë kuadro të shkëlqyer nga arsimimi i tyre.

Universiteti i Bolonjës

Gjendet në Itali, dhe është krijuar në vitin 1088. Ky universitet nuk ka qenë kurrë joaktiv, dhe në fillimet e tij ka arsimuar vetëm studentët e doktoraturës, kurse tani studion në programe të ndryshe për të gjitha nivelet e arsimit. Ky universitet shkollon rreth 88 mijë student.

Universiteti i Oksfordit

Gjendet në Britani, dhe është krijuar mes viteve 1096-1167, shkruan lajmi.net. Ky universitet ka shkolluar 28 kryeministra britanik, 20 kryebishop, 12 shenjtor, 27 laureatë, 50 fitues të çmimit nobel, dhe zotri Stephen Hawking, një prej fizicientëve më të mirë që ka pasur bota ndonjëherë.

Data e saktë e krijimit të këtij universiteti është akoma paksa e turbullt, dhe dëshmi të aktivitetit arsimorë ka që nga 1096, mirëpo ka disa që mendojnë se është krijuar edhe më herët.  Ka rreth 24 mijë student

Universiteti i Salamankës

Gjendet në Spanjë dhe është krijuar në vitin 1134, ky universitet ka marrë certifikimin mbretërorë në vitin 1218, duke e bërë institutin më të vjetër në Spanjë. Gjendet në Madrid dhe ka rreth 26 mijë student.

Universiteti i Parisit

Gjendet në Francë, është krijuar mes viteve 1160-1250. Ai është i njohur si një prej universiteteve të para të certifikuara në Evropë, por ishte e suspenduar nga puna gjatë viteve 1793-1896 si pasojë e revolucionit francez, shkruan lajmi.net.

Universiteti i Kembrixh

Gjithashtu gjendet në Britani, dhe u krijua në vitin 1209. Ky universitet u krijua nga një grup i arsimuesve që u larguan nga universiteti i Oksfordit si pasojë e disa konflikteve politike. Ka përafërsisht 23 mijë student. Edhe pse Kembrixh dhe Oksford kanë rivalitet mes vete, ato e mbajnë këtë rivalitet nën kontroll.

Universiteti i Padovës

Gjendet në Itali, u krijua në vitin 1222, edhe pse ka dëshmi që datojnë më herët mirëpo nuk është vërtetuar akoma. Ky universitet ka rreth 62 mijë student. Gjithashtu ka kopshtin botanik më të avancuar në botë dhe gjithashtu ka 9 muze në pronë të vetën.

Universiteti i Naples Federico II

Gjendet në Itali, u krijua në vitin 1224. Ky universitet u krijua nga perandori i perandorisë romake, Frederiku II . Ka një komunitet prej 80 mijë studentësh. Ka shkolluar filozof dhe teolog të lashtë.

Universiteti i Sienës

Gjithashtu në Itali, i krijuar në vitin 1240. Ky universitet ka 20 mijë student, që është e barabartë me gjysmën e popullsisë në të gjithë qytetin e Sienës, shkruan lajmi.net. Ky universitet vizitohet çdo vit nga 163 mijë turist.

Universiteti i Coimbra

Gjendet në Portugali, është krijuar në vitin 1290. Ajo në fillim u vendos në kryeqytetin portugez, mirëpo mbreti i atëhershëm vendosi që ta zhvendoste në Coimbra. Ka rreth 24 mijë student dhe edhe pse ka kaluar në shumë reforma radikale., për disa dekada gjatë shekullit të 18 ka qenë i vetmi universitet aktiv në Portugali.

Universiteti i Al-Azhar

Gjendet në Egjipt, dhe është krijuar në vitin 970, duke e bërë këtë universitetin më të vjetër që është akoma aktiv. Edhe pse ky universitet nuk e morri statusin e universitetit deri në vitin 1961, ai ka qenë duke shkolluar shumë persona, që nga viti 970.

Ky universitet ka pasur shumë jostabilitet politik, që në shekullin e 12 quan në shkatërrimin e mbi 100 mijë librave.