E premte, 29 Mars, 2024

“Mega projekti i sheshit”, çfarë ka të bëjë projekti i prezantuar nga Lladrovci me Gjykaten Speciale?

Ish kandidati për kryetar të Komunës se Drenasit, Dritan Ajazi, nëpërmjetë rrjetit social ‘facebook’ ka reaguar ndaj disa ngjarjeve qe kane ndodhur lidhur me Ramiz Lladrovcin, transmeton portali rajoni.org.

Ajazi ka thënë se Lladrovci po mundohet me disa “mega projekte’ qe t’a zhvendos vemendjen e lajmit të djeshen të publikar nga gjykata speciale ku protagonist ishtë vetë ai.

Ai ia ka kujtuar Lladrovcit disa nga premtimet (rrenat) qe kurrë nuk u realizuan: “Sikur ky projekti i Sheshit, njëfarë kohe na pat premtuar edhe ndërtimin e rrugës së Tramvajit nga Drenasi deri në Aeroport! Pastaj ngrohtoren e qytetit përmes koogjenerimit nga Fabrika e Ferronikelit, Stadiumin Nacional te Kroni Mbretit, Stadiumin Sintetik dhe Pishinen Olimpike në Komoran, e shumë e shumë mashtrime tjera….!”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Postimi i plotë:

Se mashtruesi ka emër, kjo tanimë po dihet në Drenas, por siq po shihet, i paskan djeg edhe lajmet e djeshme të publikuara nga Gjykata Speciale, ku protagonist i tyre ishte edhe vetë Damqori dhe pikërishtë sot, paska tentuar që ta zhvendosë vëmendjen e opinionit publik nga lajmet e djeshme dhe koka dal me perlen e tij të radhës me “mega projektin” e tij mashtrues, atë të rregullimit të Sheshit në Drenas.

Po bëhen gati 7 vite nga qeverisja e Damqorit dhe nuk ka qenë në gjendje një kopsht të lodrave për fëmijë ta ndërtojë. Madje pat premtu 5 çerdhe publike të ndërtohen nëpër lokalitete të ndryshme, ndërsa është ndërtuar vetëm 1 në Drenas edhe ajo veq ndërtimi i vrazhdë dhe janë vendos themelet edhe për 1 çerdhe në Komoran.

Sikur ky projekti i Sheshit, njëfarë kohe na pat premtuar edhe ndërtimin e rrugës së Tramvajit nga Drenasi deri në Aeroport! Pastaj ngrohtoren e qytetit përmes koogjenerimit nga Fabrika e Ferronikelit, Stadiumin Nacional te Kroni Mbretit, Stadiumin Sintetik dhe Pishinen Olimpike në Komoran, e shumë e shumë mashtrime tjera….!

Duhet me qenë tepër hipokrit për ta prezantu një projektë të tillë! Jo pse nuk i duhet Drenasit ai projekt, por edhe shumë projekte tjera, por në kohën kur ai e prezanton këtë projekt, qytetarët e Drenasit kanë nevojë për shumë gjëra tjera më prioritare se sa rregullimi i Sheshit për momentin, siq është uji i pijes, investimet që do të krijonin vende të reja të punës, në mënyrë që qytetarët tanë mos ta braktisin vendin, një fenomen mjaftë shqetësues për Komunën tonë të vogël.

Çfarë kontrasti, pikërishtë sot kur Damqori prezanton projektin e rregullimit të Sheshit, në anën tjetër qindra qytetarë duke prit mi marrë ndihmat nga një organizatë humanitare, për shumë familje në nevoj, të cilat janë varfëruar pikërishtë nga keqëqeverisja dhe mungesa e zhvillimit ekonomik në komunën tonë!

Për më keq, nëse fillohet me realizimin e këtij projekti në këtë kohe, ku ne në Drenas kemi përvojë të hidhur në zhagitjen e punimeve në projekte të tilla, atëher edhe ato pak biznese që kanë mbetur në Drenas do të mbyllen dhe përfundimisht Drenasi do të zbrazet dhe kryetari le ta merr një karrige dhe le të del tek hekurudha në hyrje të Drenasit dhe le të luan pitpidak sepse per tjetërsen nuk ka nevojë ma Drenasi!

Boll, ma o mashtrues, puno najsen e lej pallavrat, ose jep dorëheqje, kur nuk ke vizion të qeverisjes sepse mashtrimeve tua, ashtu sikurse edhe Ty, po ju vjenë fundi, sepse tanimë e kanë kuptuar edhe qytetarët që përveq mashtrimit nuk ju ke ofruar asgjë tjetër atyre, që nga ardhja e juaj në kry të Komunës tonë!

D.A.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer