LAJME

Mërgimtari e shan me nënën e ndjerë Hysni Gucatin dhe e krahason me Millosheviqin

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Toni Rrahmanit nga Podujeva, i cili jeton në Vjenë të Austrisë, duke paralajmëruar se do t’i drejtohet autoriteteve në Kosovë dhe Austri.

Sipas Gucatit, Rrahmani ka ofenduar nënën e tij të ndjerë, e cila ka ndërruar jetë para shtatë muajsh, ndërsa në deklaratat e tij e ka krahasuar Gucatin me ish-presidentin serb Sllobodan Millosheviq, e ka quajtur “hajn” dhe ka thënë se ai do të duhej të dënohej me burgim të përjetshëm nga Gjykata Speciale në Hagë.

Gucati i ka cilësuar këto deklarata si fyerje, shpifje dhe linçim publik, duke bërë të ditur se do të kërkojë përgjegjësi ligjore.

“Për të gjitha këto deklarata dhe fyerje do t’i drejtohem autoriteteve kompetente në Austri dhe në Kosovë. Askush nuk ka të drejtë të njollosë emrin tim, të ofendojë familjen time dhe aq më pak nënën time të ndjerë. Për çdo fjalë të thënë do të kërkohet përgjegjësi,” ka deklaruar Gucati.

Ai ka shtuar se çdo fyerje, shpifje, linçim apo kërcënim ndaj tij do të dokumentohet dhe do t’u përcillet institucioneve përkatëse për trajtim ligjor

//BODY PART STICKY - Implement into the footer