Mes mërzisë dhe biznesit! Një milion euro pronë komunale, trafikohen me flamurin patriotizmit!
Pesë ditë pas vendimit të Gjykatës Speciale për krerët e UÇK-së, Sami Lushtaku kujtohet që të filloi procedurat për dhënien e pronës komunal në shfrytëzim për ndërtimin e banesave.
Nga: Hysni Mehani
Fjala është për pronat te ish tregu i qytetit të cilat do të jepen në shfrytëzim për 99 vite përmes procedurës se negocimit të kryetarit.
Në përgjithësi kjo procedurë është treguar mjaft fitimprurëse për ndërtuesit, sepse pronat milioneshe merren me kushte shumë të favorshme për ndërtuesit. E që në fakt, ndërtuesit e kryejnë vetëm punën e ndërtimit të vrazhd. Pronarët e vërtetë janë ata që kurrë nuk ua sheh emërin në letër, porse qytetarët e Skënderjat i njohin shumë mirë.
Pra, dhënia e pronave publike për ndërtimin e banesave ishte dhe është mjaft fitim-prurëse për Sami Lushtakun dhe rrethin e tij. Ani pse, dhënia e pronave komunale për ndërtimin e banesave është e ndaluar me ligj.
Dhe këtu duhet vënë në pah dy gjëra:
1. në momentin kur gjithë vëmendja e qytetarëve është të vendimi i Gjykatës Speciale, një pronë 1 milion euro trafikohet nën rrogoz e mbuluar me patriotizëm pa u vërejtur fare.
2. Merzia për dënimin e krerëve të UÇK-së, nuk e ndalë dëshirën për biznes me prona komunale. Përkudrazi, e krijon terrenin për kontrabandimin e tyre.
Mbase mund të jetë edhe opsioni 3,
mërzinë për vendimin e padrjetë kundër krerëve të UÇK-së, Sami Lushtaku mund t’ia shuaj vetëm një pronë milioneshe ku do të ndërtohen banesa shumë katëshe.







