Sunday, August 1, 2021

Messi në PSG? Francezët kanë edhe një plan B

Paris Saint-Germain është mes ekipeve të interesuara për të afruar Leo Messin në fund të sezonit, pasi argjentinasi të përfundojë kontratën e tij me Barçën. Fjalët e Neymarit, i cili theksonte dëshirën e tij për të luajtur krah “Pleshtit”, kanë shtuar zërat për transferimin e mundshëm të 6 herë fituesit të “Topit të Artë” në “Parc des Princes”

Për momentin, si trajneri Thomas Tuchel ashtu edhe drejtori sportiv Leonardo apo presidenti Nasser Al-Khelaïfi kanë shmangur komentet mbi mundësinë që Messi të mbërrijë në Paris vitin e ardhshëm

Përkundër thashethemeve të shumta që po shfaqen këto ditë, nga PSG jo vetëm që është në pritje të Messit, pos (sipas “90min”) kampionët e Francës kanë edhe planin B në rast të dështimit të këtij operacioni për shkak të “Fair Play-t Financiar”.

PSG nuk e ka harruar Paulo Dybalan, futbollistin e Juventusit, për të përmbushur një ëndërr të kahershme. 27-vjeçari e përfundon kontratën e tij me Juventusin në vitin 2022 dhe këtë sezon ai nuk është titullar i rregullt nën drejtimin e Andrea Pirlos, kështu që ai mund të kërkojë largimin për t’iu bashkuar një klub tjetër ku do të ndihej më komod dhe i rëndësishëm.

Portali “90min” gjithashtu thekson se “Big-6” të Premier League-s (Manchester City, Manchester United, Liverpool, Chelsea, Arsenal dhe Tottenham) ka kontaktuar me përfaqësuesit e futbollistit për të ditur qëllimet e tij të ardhshme, kështu që PSG do të kishte konkurrencë të fortë në tentativën për blerjen e tij.