Friday, January 21, 2022

Messi s’ka vendosur për të ardhmën e tij, flet Koeman

Nuk kemi përse të bëhemi nervoz për Messin, thotë Koeman.

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, këmbëngul se klubi nuk është i brengosur apo në ankth për shkak se Lionel Messi nuk po vendos tani për të ardhmen e tij.

Duke folur në një konferencë për media para ndeshjes kundër Huescas të dielën, trajneri holandez u shpreh i kënaqur me gjendjen fizike dhe morale të kapitenit Messi, transmeton Express.

Ai thotë se nuk e shqetëson aspak fakti se Messi nuk po vendos për të ardhmen.

“Ai po bën mirë. Ai stërviti më 30 dhe 31 dhjetor, në kohën kur të tjerët e kishin ditë pushimi”, tha Koeman.

“Messi nuk ka asnjë shqetësim. Ai është i gatshëm, i lumtur dhe i motivuar. Ai është i rëndësishëm për ne”.

Në lidhje me të ardhmen e argjentinasit, Koeman shtoi: “Ai ka treguar që ia do vetëm të mirën këtij ekipi. Nuk është aspak problem nëse ai nuk vendos për të ardhmen tani. Ne nuk duhet të jemi nervoz apo të brengosur”.