Sport

Milani pranë arritjes së marrëveshjes për Simakan

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:04 / 6 Janar 2021

AC Milani është shumë afër që të arrijë marrëveshje me Strasbourg për qendërmbrojtësin Mohamed Simakan, derisa klubi i Ligue 1 ka kërkuar 18 milionë euro.

Mbrojtësi është i lidhur me kalimin në “San Siro” dhe në ditët e fundit “Rossonerët” kanë pasur bisedime të shpeshta me klubin francez, transmeton lajmi.net.

Sipas Gazzetta dello Sport, Milani për Simakan ka ofruar 14 milionë euro plus bonuset.

Por, klubi francez i ka vendosur vlerën prej 18 milionë euro dhe nëse nuk paguhet nuk do të ndajnë rrugët për 20-vjeçarin që ka zhvilluar 17 ndeshje këtë edicion.

Simakan ka kontratë me Strasbourg deri në qershorin e 2023 dhe është promovuar në ekipin e parë në vitin 2019.