Thursday, January 20, 2022

Milot Rashica gjen golin

Ylli i Kosovës, Milot Rashica ka rigjetur rrugën e golit në Bundesligën gjermane.

Rashica ka shënuar gol për Werderin në minutën e 81-të, në sfidën që po e humb skuadra e tij në duel me Borussia Monchengladbach.

Sulmuesi kosovar është futur në lojën në pjesën e dytë, derisa golin e realizoi në minutën e 81-të.

Aktualisht rezultati në ndeshjen Werder-Monchengladbach është 2-4. Më këtë rezultat skuadra e Rashicës do të bie në një rang më të ulët garash.